Zake Prelvukaj

Zake Prelvukaj është piktore dhe ligjëruese në lëndët pikturë dhe arte vizuale në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe ligjëron në Fakultetin e arteve të bukura në Prishtinë. U lind më 1963 në Martinaj të Plaves. Zake Prelvukaj diplomoi për pikturë në vitin 1991 në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës në klasën e prof. Nysret Salihamixhiqit. Në vitin 1993 filloi punën si docente në lëndën pikturë monumentale. Në vitin 1997 magjistroi në lëndën e pikturës, në klasën e prof. Muslim Mulliqit Në vitin 2000 mori klasën e pikturës, si profesor i asociuar. Gjatë karrierës së saj të deritanishme ka ekspozita të shumta personale dhe grupore. Ekspozitat personale në Kosovë i hapi kryesisht në Prishtinë: Future X (2010), Mbroje natyrën në Parkun Gërmia (2004), Sexhibition në Muzeun e Kosovës (2005), 12 hours-shoping centre-performative (2004), Ghetto in Balkan në Hani i Dy Robertëve (2003), X-sat flasin - Arti i rezistencës, Galeria Dodona (1998). Në Pejë ekspozoi në Kafe-Galerinë Evergrin (1994) dhe Galeri Evropa (1996), ndërsa në Gjakovë në New Vision Gallery (2001).