Zake Prelvukaj / OFSHAMË

Veprimtaria e Zakes është lëvizje shoqërore në vetvete. Sidoqoftë, krijimet e saj e bënë artisten, temë të perceptimeve dhe normave të caktuara shoqërore, përderisa puna e saj është gjykuar nga këndvështrimi i moralit, në këtë rast mungesa e tij, dhe ajo shpeshherë është gjykuar si artiste e cila e shfaq haptas dhe me ngulm çmendurinë dhe frustrimin e saj në një shoqëri e cila perceptohet si thelbësisht patriarkale.