Mehmet Behluli

Mehmet Behluli, i lindur në vitin 1962 në Gjilan Kosova është një artist shqiptar.


Mehmet Behluli u diplomua në Sarajevë në Bosnje dhe Hercegovinë në fillim të viteve 1990. Në veprat e tij të hershme të artit ai u përqëndrua në imazhet abstrakte bardh e zi. Behluli dha mësim në Akademinë e Artit Figurativ të Kosovës në Prishtinë dhe sot konsiderohet një nga artistët kryesorë modernë në Kosovë.