Mehmet Behluli / S'ka si shpija

Në këtë ekspozitë ai prezanton edhe disa piktura nga ciklet e viteve të ’90-ta që përndryshe gati në tërësi janë asgjësuar nga zjarri që ua kishin vënë forcat serbe shtëpisë dhe studios së tij gjatë luftës, në pranverë të vitit 1999. Në këtë ekspozitë retrospektive mbi veprimtarinë çerekshekullore, Behluli paraqitet me piktura, instalime, video dhe fotografi dokumentuese të intervenimeve hapësinore.