Artteen Club - Laboratori i kreativitetit

Artteen Club - Laboratori i kreativitetit

Klubi i artit ARTTEEN Club - Laboratori i kreativitetit është formuar nëfillim të vitit 2018. Ky klub është formuar duke ftuar tinejxherë tëmoshave 13-18 vjeç të cilët janë të talentuar në arte vizuale. Ky projektvazhdon të realizohet në kuadër të programit të edukimit të Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe ka në fokus që gjatë tre deri në pesë muaj,të punohet me këta anëtarë të klubit në realizimin e veprave të artit. Gjatë kësaj kohe punohet intesivisht me pjesëmarrësit duke i ‘u ofruarligjërata dhe punëtori në fushën e artit bashkëkohor dhe konceptual,ligjërata në ekspozita të cilat ndodhin në mënyrë të vazhdueshme në GKK si dhe punë praktike, duke mësuar teknika të reja të shprehjevenëpërmes artit vizual. 

Aktivitetet të cilat zhvillohen në këto klube janë: ligjërata dhe realizimetë veprave të artit nga ;

 Fotografia

 Zinë

 Instalacione

 Video art

 Elaborimi i koncepteve, mendimi kritik përmes artit, etj.

 Vizitat në ekspozita në GKK dhe jashtë sajë

E gjithë kjo punë përmbyllet me ekspozitën e cila prezanton punimet erealizuara nga pjesëmarrësit.Klubi i artit zakonisht ka 10-15 pjesëmarrës të cilët punojnë nëbashkëpunim me njëri-tjetrin në realizimin e veprave të artit. Socializimipërmes artit është pothuajse qëllimi kryesor i krejt programit tëedukimit në GKK e specifikisht me grupet e tinejxherëve të cilët kanënevojë për ndihmë në orientimin e tyre në strukturat shoqërore einstitucionale. GKK ka dizajnuar këtë program të cilin sigurisht ereformon çdoherë në mënyrë që të jetë sa më interesant dhe nxitës përkëtë grup-moshë.

Vlora Hajrullahu – koordinatore e programit të edukimt në GalerinëKombëtare të Kosovës