Afrim Spahiu

Afrim Spahiu - Profesor, drejtor fotografie, kurator dhe producent arti.

Ka lindur në Dibër të Madhe më 3 maj 1951. Studioj në Akademinë për Teatër, Filmdhe Televizion në Universitetin e Zagrebit ku fiton titullin Master i Arteve. Gjatëviteve 1975 - 1990, punoi si kinematograf në RTP dhe si drejtor i fotografisë nëKosovafilm. Që nga viti 1975 e deri më sot, si drejtor fotografie realizoi mbi 25 filmaartistikë, dokumentarë dhe të dedikuar, një numër i të cilëve u vlerësuan dhe ushpërblyen në festivale ndërkombëtare. Nga viti 1981 ka ligjëruar fotografinë filmikedhe dixhitale në Fakultetin e Arteve; në kolegjin AAB; në kolegjin “Evolution”; nëshkollën e gazetarisë "Faik Konica" në Prishtinë dhe në Universitetin Ndërkombëtar tëBallkanit në Shkup. Në vitin 2002 - 2005 themeloi, ligjëroi dhe menaxhoi Institutinpër Film dhe Fotografi "Gjon Mili" në Prishtinë. Gjatë periudhës 1981 - 2018, ishte anëtar dhe president i shumë jurive profesionale në fushën e projekteve komerciale(Show’s), dhe arteve vizuale të filmit. Nga viti 2007 - 2019, ligjëroi në UniversitetinShtetëror të Tetovës në drejtimin KAMERA. Autor dhe redaktor i fotografisë në 6monografi ekskluzive, katalogë dhe shumë botime nga fusha e biznesit, artit dhekulturës në përgjithësi. Organizoi dhe prezantoi në panele të ndryshme konceptevisuale, ishte kurator i disa ekspozitave të autorëve kosovar, si dhe i EkspozitësNdërkombëtar të Fotografisë Artistike "Gjon Mili", edicioni V-të, në Galerinë eArteve Kombëtare në Prishtinë. Ai poashtu, realizoi 16 ekspozita vetjake tëfotografisë artistike dhe një numër të madh kolektive. Për punën kreative dhe artistike,nga fusha e fotografisë dhe filmit, është shpërblyer me disa çmime kombëtare dhendërkombëtare, si dhe në vitin 2021:Laureat i Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore në Kinematografi “Bekim Fehmiu”.

Ka qenë i angazhuar në shumë aktivitete publiko vullnetare, si:• Koordinator dhe drejtor egzekutiv i Fotomaratonës së parë në Prishtine, Kosovë •Drejtor artistik në edicionin e gjashtë të festivalit ndërkombëtarë to filmit të shkurtërTIFF - ODA ne Tetovë, Republika e Maqedonisë Veriore • Anëtar i jurisë të festivalitndërkombëtarë të filmit TIFF- edicioni i 11-të nëTiranë, Shqipëri • Mentor - ligjëruesnë Universitetin e Tetovës, departamenti i Fotografise filmike dhe televizive. • Kuratori ekspozitës personale të fotografisë artistike te fotografes Mimoza Veliu, ArbenLlapashtica, Petrit Ukëhajdaraj si dhe artistit Luka Mjeda nga Zagrebi në GalerinëKombëtare në Prishtinë, Kosovë.. • Kurator i ekspozitës ndërkombëtare të fotografisë“GJON MILI” në edicionin e 5-të dhe të 10-të në Galerinë Kombëtare në Prishtinë,Kosovë • Punëtori (Workshop) nga fusha e fotografisë analoge dhe dixhitale nëTetovë, Shkup, Preshevë, Tiranë dhe Prishtinë.