Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi (e lindur më 4 tetor 1966, në Tiranë, Shqipëri) është artiste vizuale e njohur me veprimtarinë e
saj mbresëlënëse. Ka ekspozuar në muzeun MLAC në Itali,në Austri, Gjermani, Hungari, Portugali, Belgjikë, Spanjë, Polo- ni, Austri, Texas (SHBA), Çeki, Bullgari, Mal të zi, etj. Pranoi çmime dhe vlerësime në Itali, Belgjikë, Kosovë, Shqipëri etj. Është themeluese e Institucionit artistik “Expo.40” dhe qysh prej 2008 është drejtor artistik i projektit multimedial ndër- kombëtar tradicional “Net-Rrjet” (2008 -2018) me artistë vendor dhe ndërkombëtar. Gjithashtu ka realizuar projekte
të tjera në rajon e më gjerë. Studimet Universitare kreu në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë, Shqipëri (1986-1990). Mori titullin Magjistre e Artit nga Fakulteti i Arteve në Uni- versitetin e Prishtinës (1999-2000). Ligjëron në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, në departamentin e Artit Konceptual dhe Medieve të Reja, prej vitit 2000, ku aktualisht mban titullin Profesor Ordinar.