Haveit

HAVEIT (Alkete Sylaj, Hana Qena, Vesa Qena dhe Lola Sylaj) ështe një kolektiv artistik i themeluar në vitin 2011, në Prishtinë, Kosovë. 

Duke përdorur performancën, protestën dhe video instalacionet, si boshti i punës së tyre energjike, shprehja e tyre artistike shpesh ngërthen rreziqe të frikshme, në një shoqëri që ende konsiderohet si kryesisht shoqëri konservative. Puna e tyre shtrihet në performanca publike, intervenime në hapësira publike, video performanca dhe ekspozita.