Violeta Xhaferi

Violeta Xhaferi (l. 1947) është kostumografe dhe piktore. E lindur dhe e rritur në Kosovë, Xhaferi studioi kostumografi në Akademinë e Arteve të Bukura në Beograd dhe u diplomua në vitin 1972. Ajo u bë një kostumografe e njohur, duke punuar në mbi njëqind shfaqje në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në disa filma të prodhuar nga Kosovafilm. Të prezantuara në shumë ekspozita, vizatimet e Xhaferit me dizajne të detajuara kostumesh vënë theks të barabartë tiparet e fytyrave të personazheve. Një seri e këtyre veprave gjenden në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Kosovës. Pas mërgimit në Norvegji në vitet 1990, fokusi i saj u orientua në pikturë dhe grafikë. Në fillim të viteve 2000, ajo u kthye në Kosovë për dy vjet, për t’u angazhuar si profesoreshë në Fakultetin e Arteve të Bukura në Prishtinë. Kohët e fundit, ajo ka zhvilluar një përkushtim të ri ndaj instalimeve me kanavacë, duke gërshëtuar praktikën e saj artistike me pikturë dhe tekstil. Aktualisht ajo jeton dhe punon mes Prishtinës dhe Kristiansand-it.