Avi Lubin: Ligjeratë e Kuratorit

Avi Lubin: Ligjeratë e Kuratorit

Programi i Ligjeratës dhe Debatit të GKK për vitin 2018 fillon me Prezantimin  Kuratorit Avi Lubin nga Izraeli.

Prezantimi mbahet në dhomën për konferenca të GKK, më 30 Janar në orën 18:00.

Avi Lubin do të prezantojë punën e tij mbresëlënëse si kurator, mësimdhënës dhe publicist. Njëkohësisht publiku në Kosovë do të informohet për trendet e artit bashkëkohor në Izrael. Pas prezantimit, ai do të përgjigjet në pyetje dhe do të bashkëngjitet në koktejin joformal.

Avi Lubin është kurator i pavarur dhe drejtues i studimeve teorike në Programin për Studime postdiplomike arti, kolegjin e artit Hamidrasha. Ai është bashkëredaktor i Tohu, publikimit të pavarur online për art në tri gjuhë (Hebraike, Arabe dhe Angleze).


Puna e tij kuratoriale përfshin ekspozita vetanake dhe grupore, sic janë: Shkolla e Artit në Muzeun e Artit të Tel Avivit ( Paviljoni Helena Rubinshtajn), Kohëra të Zymta në Galerinë Universitare të Artit Schreiber në Universitetin e Tel Avivit, Udhëtarët e Fshehur në Apexart Ney York; Lëvizje Rrethore në Kunstverein Kunsthaus Potsdam, Gjurmë dhe Entropi në Studiot artistike të Jerusalemit, Paradoksi i Gjyshit në galerinë Chelouche në Tel Aviv, Projektet artistike ON-OFF në Hamburg, Groundwork në Sommer Contemporary në Tel Aviv, dhe Fundi I Historisë në Künstlerhaus Speckstraße dhe Kutscherhäuser, Hamburg.