Ligjëratat

Ligjëratat

Ligjëratat  mbahen nga artistë dhe profesionistë të fushave të ndryshme të artit vizual, përfshirë ; fotografë, dizajnerë, piktorë etj., të cilët ftohen në galeri për të mbajtur ligjërata dhe punëtori për grupin e të rinjve, të cilët janë pjesë e klubeve te artit.

Kryesisht ligjëratat përcaktohen në ato fusha të artit të cilat pjesëmarrësit nuk kanë rast ti mësojnë në shkollë si p.sh.: fotografia, instalacione arti, video art  si dhe forma të tjera të shprehjeve artistike.

Programi i edukimit në Galerinë Kombëtare të Kosovës  është vlerësuar si  mjaft i nevojshëm për t’u praktikuar, duke besuar,  gjithashtu edhe në  ngjalljen e kureshtjes te brezat e rinj për të hulumtuar më shumë për artin dhe për të aplikuar të menduarit kritik ndaj ngjarjeve përmes shprehjes artistike.