Hysni Krasniqi / Imazhet e eksiztencës kombëtare

Krijimtaria dhe personaliteti i Hysni Krasniqit bëjnë pjesë në atë grupim artistësh shqiptarë që po kontribuojnë denjësisht në formimin e një fytyre bashkëkohore të artit kosovar. Në veprat e tij të hershme rreth viteve ’60, gjejmë një interpretim pa fund me dhimbje, tragjedi, dashuri dhe gëzim, ku më vonë motivet dhe tradita janë të shumfishuara në grafikë me ngjyra mjaft të kërkuara dhe me vlerë.