Péter Pócs / 3P3D

3P3D Péter Pócs Ekspozitë personale / Personal exhibition Kuruar nga / Curated by: Genti Gjikola 08.04.2016 – 08.05.2016 Eshtë fakt që posteri (pllakati) ka dy jetë: ai artistik fillon jeton në momentin qe posteri (pllakati) informativ realisht vdes. Me kalimin e datës, me mbylljen e aktivitetit, me fikjen e dritave në skenë, me leximin e faqes së fundit, posteri specifik informativ duhet të lërojë vendin e “të zhduket”. Kjo është një situatë që çdo krijues në këtë fushë e ka të qartë. Ndryshe nga artet pamore, specifika këtu është tensioni midis krijimit si akt dhe pranimit të fundit të shpejtë të produktit; kjo dikotomi e shtyn shpesh artistin të propozojë vepra që rreken të arrijnë kulmin artistik me pranimin e pashmagshëm të temporalitetit dialektik: qartazi jo fort e lehtë as për tu arritur e as për tu pranuar. Por posterat më të mirë kalojnë në një tjetër nivel tërheqjeje, në një tjetër marrdhënie me spektatorin, nuk grisen e zhduken por rijetëzohen si vepra të mirëfillta arti. Ata më të mirët jetojnë shumë më gjatë se vetë vepra që reklamojnë.