Karmon Fan Ferri / Maja e Aizbergut

Karmon Fan Ferri – Belegu (1946-1992) Ekspozitë personale / Personal Exhibition Maja e aizbergut / Tip of the Iceberg Kuruar nga / Curated by: Arsim Kajtazi 22.03.2016 – 22.04.2016 Nevzat Belegu, më shumë i njohur me pseudonimin Karmon Fan Ferri, është ndër figurat e shquara të artit shqiptar, që pati fatin të mos bëjë jetë shumë të gjatë ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare në Munih të Gjermanisë), dhe dekadën e fundit të jetës së tij tejet dramatike, në ballafaqim me jetën dhe shëndetin e lig, duke kërkuar shpëtimin dhe jetëzgjatjen, me punën nga arti, me një veprimtari tejet aktive krijuese arriti ta fitojë maksimumin e suksesit në fushën e artit, grafikës dhe pikturës në hapësirën dhe nivelin më të lakmueshëm evropian, pra edhe botëror, duke e flijuar veten për artin deri në frymën e fundit në jetën fizike. Këtë ballafaqim mes jetës dhe vdekjes, mes jetës reale-fizike dhe jetës metafizike-artistike ai e përballoi në mënyrën e tij, duke lënë gjurmë të pashlyera përmes veprës, duke futur në krijimtarinë e tij vlera shumështresore grafike dhe pikturave, sidomos me dimensionin e tij estetik dhe filozofik për jetën dhe artin, që atë e bëri një artist tipik dhe tejet individual.