Alban Muja / Whatever Happens, We Will Be Prepared

Kuruar nga Maria Isserlis

15.09.2021 - 02.11.2021

Në këtë ekspozitë do të krahasohen përzgjedhje të larmishme të veprave ekzistuese si dhe të veprave të reja të Mujës, si dhe për herë të parë do të shfaqet në Kosovë projekti Family Album, (Albumi Familjar), (2019), i cili e përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venedikut në vitin 2019.

Ky do të jetë një udhëtim përmes rrëfimeve vizuale shumë shtresore në të cilat vizitori ftohet të zbulojë një sërë pozicionesh sociale dhe gjeopolitike si dhe procese të shumta që formojnë identitete të ndryshme personale, kombëtare dhe shoqërore. Për të eksploruar këto tema të ndryshme, Muja përdor një sërë mediumesh duke përfshirë këtu filmin, fotografinë, pikturën, grafikën dhe skulpturën, shpesh duke trajtuar tema komplekse dhe të çuditshme të cilat ai i zgjidh me shkathtësi para shikuesit. Çfarë objektivi më të mirë mund të kemi për të kuptuar gjendjen e vështirë të popujve të prekur nga lufta dhe rënia e rendit të tyre shoqëror sesa në mjedisin e Mujës.

Pandemia na ka detyruar të gjithëve të rimendojmë për realitetin tonë, prandaj ne mësohemi se si të jetojmë në kohëra të paparashikueshme. Ky është momenti kur qasja artistike e Mujës bëhet gjithnjë e më e rëndësishme duke demonstruar aftësinë e artit për të kapur ndryshimet shoqërore dhe politike në kohë të trazuara për të reflektuar mbi to dhe për të na ofruar alternativa të reja mbi tema të njohura të cilat nuk do ti vërenim dhe duke ta bërë me sy.