Ymer Shaqiri / Origjinaliteti i një kulture të lashtë

Karakteristikë e veçantë në krijimtarinë dhe në veprat e Ymer Shaqirit është paraqitja e tij me vlera origjinale profesionale. Stili dhe teknika përdoret si shprehje e veçantë, duke ofruar origjinalitetin e një kulture të lashtë. Bazuar mbi teknologjinë dhe mentalitetin e tij arrijmë të njohim edhe diçka të shumëfishtë - asociacionet me referencat e veta të panumërta. Zgjidhja e problemit në lëmin filozofik është i pranishëm në disa vepra tipografike si shenja të papritura vizive, që komunikojnë formë, figura, marrëdhënie, imazhe të plota nga fuqia e një individualiteti të dukshëm të cilat lënë gjurmë grafike. Ai ndryshon debatin tradicional rreth së bukurës, duke përdorur këtë material të ilustruar me forma dhe ngjyra të grafikës që të bëjnë për vete. E bukura e fshehur e tij është e brendshme, e sinqertë dhe origjinale e mbuluar nga petku i këtij realitetit të përditshëm.