Gani Llalloshi QIELLI ËSHTË I KALTËR Kuruar nga: Andrej Medved Gani Llalloshi u lind më 8 Maj 1965 në Prishtinë (Kosovë). Pas diplomimit në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë në vitin 1989, në drejtimin e pikturës në klasën e profesor Nysret Salihamixhiqit, po të njëjtin vit u regjistrua në Akademinë e Arteve të Bukura në Lubjanë, Slloveni. Studimet pasuniversitare në pikturë i përfundoi në vitin 1991 te Profesor Andrei Jemec, ndërsa në vitin 1993 e përfundoi grafikën te profesor Lojze Logar. Si bursist nga Qeveria Gjermane me bursën DAAD në vitet 1997/98 studioi në HDK (Shkolla e Lartë e Artit) në Berlin. Që nga viti 1989 është anëtar i Shoqatës së Artistëve të Kosovës si dhe nga viti 1990 është anëtar i ZDSLU (Shoqata e artistëve Slloven). Ai jeton dhe punon në Piran, Slloveni.