Hayoun Kwon / 489 Vite

Premierë e prezentimit të Videos me Realitet Virtual nga Koleksioni i Muzeut të Artit Modern të Qytetit të Parisit; 16 – 26 Mars 2017 në GKK Hayoun Kwon u lind ne Seul te Koresë jugore më 1981. Filloi studimet në Shkollën e Lartë të Arteve të Bukura në Nantes në 2001 dhe diplomoi në Studion Kombëtare të Arteve te Bukura ne Fresnoy ( Tourcoing) me 2011. Duke përdorur videon ose performansën, ajo hulumton marëdhënien mes fantazisë dhe realitetit, inskenimit ose iluzionit. Media digjitale ( animacioni stop mocion, animacioni 3d, realiteti virtual) është formë e tejkalimit të një situate të caktuar politike. Ajo bashkethemeloi studion Innerspace VR, të dedikuar ekskluzivisht për realitetin virtual, me bazë mes Los Anxhelesit dhe Parisit. Hayoun Kwon fitoi shumë çmime për veprat e saj, me shumë ekspozita, për inkarnimin e një gjenerate të re artistësh që i pranojnë mundësitë e ofruara nga media digjitale. Ajo përfaqësohet nga Galeria Vincent Sator në Paris. Në shkurt të vitit 2017 ajo prezantoi 489 Vite në MoMA të Nju Jorkut, si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të filmit jofiktiv ( Doc Fortnight). Poashtu do të marrë pjesë në Pallatin e Tokios ( Paris) gjatë verës 2017.