Gjon Mili / NË TRANZICION: Imazhet mes Faktit dhe Trillimit Kuruar nga: João Ribas Me pjesëmarrësit: Albe Hamiti Altin Krasniqi Arbnor Karaliti Edona Kryeziu Edson Luli Fidan Bejtullahu Jon Mithi Laureta Hajrrullahu Valdrin Thaqi Valentina Bonizzi Somer Spat Neron Deshishku Sot, një fotografi në të njëjtën kohë është e zakonshme dhë e pazakonshme, e vërtetë dhe e pavërtetë. Ne atyre imazheve ju besojmë po edhe nuk ju besojmë dukë u mbështetur në to për të komunikuar në një botë të ndërlidhur, në të njëjtën kohë duke e ditur sa ato imazhe mund të ndryshohen, manipulohen apo falsifikohen lehtë. Mëqë kemi në dispozicion kamera më rezolucion të lartë në telefonat tonë mobil ne bëjmë dhe shpërndajmë për çdo ditë miliona imazhë në shkallë globale. Njëkohësisht e vërtetë dhë e pavërtetë, një fotografi turbullon dallimet mes asaj që është publike apo private, që është një trillim, një fakt apo histori. Ne përdorim imazhet për të treguar dhe dëshmuar si forma të kujtesës historike dhe personale, por ato ende ekzistojnë në formate të ndryshmë si ato - digjitale, fizike, apo si diçka në mes, që janë pafund të riprodhueshme dhe pafundësisht të lakueshme. Pikëpamjet e ndryshme të ngjarjes së njejtë mund të paqartësojnë ose të zbardhin atë që ka ndodhur me të vërtetë, ne bëjmë fotografi të ndryshme të të njëjtit moment për t’u afruar sa më shumë asaj që me të vertetë qëndron. A mund të na tregojnë fotot më shumë se që ne mendojmë se shohim, duke lënë gjurmë që ne duhet ti deshifrojmë, një dëshmi për shqisa? A mund të përdorim një imazh për të afirmuar të vërtetën në një kohë të filtrave të ndryshëm dhe mashtrimeve të mëdha? Si një medium që është në tranzicion, fotografia mund të jëtë më e përshtatshmja për të përshkruar gjendjën e veçantë që jemi duke kaluar tani. Jeta bashkëkohorë përkufizohet gjithnjë e më shumë nga sistemet apo ngjarjet që duken tepër të ndërlikuara për shumicën e njerëzve që të kuptojnë, kontrollojnë ose besojnë atë. Identitetet ekonomike dhe strukturat shoqërore që dukej se përfaqësonin sigurinë, janë dukë u zbehur. Në vend të saj, pasiguria, paqartësia, të dhënat konfliktuoze ose të kundërta mes veti si dhe forma të paqëndrueshme të identitetit dhe organizimit shoqëror na sfidojnë se si ne punojmë, jetojmë dhe ndërlidhemi mes veti. Bienalja dhe çmimi “Gjon Mili” 2019 tenton të angazhojë rolin e një mediumi në tranzicion e që është fotografia në nocionin e saj të zgjeruar – gjatë regjistrimit të lëvizjeve, tranzicioneve dhe ndryshimeve të qenësishme ne botën e sotme, veçanërisht në një rajon për të cilin thuhet së është “në tranzicion". Për ta bërë këtë, ekspozita synon të eksplorojë një mendim të fotografisë – si një imazh, objekt, instalacion, projeksion dhe të dhëna vizuale – që janë qëndrorë për kulturën vizuale të shekullit 21.