Lorik Sylejmani / Eja ta shohësh vetminë

Veprat e Lorik Sylejmanit janë shfaqur në ekspozita të shumta ndërkombëtare, si së fundmi në Imago Mundi – Benetton Collection, Qendra Kulturore në Sarajevë (2017), Exposure, Pavilion Richelieu, Louvre Museum në Paris (2015) etj. Por për njëzet vjetorin e karrierës së tij artistike, ai u shfaq në Galerinë Kombëtare të Kosovës me një ekspozitë retrospektive të quajtur “Come and see loneliness! / Eja ta shohësh vetminë!”