Në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita personale e artistit zviceran Thomas Hirschhorn e quajtur “Pixel-Collage”, me curator Dirk Snauëaert e cila përfshin 5 kolazhe të mëdha, një përzgjedhje të gjërë të kolazheve të vogla, dhe materiale të referencave të prezantuara në një vitrine. Shfaqja e punëve të fundit të Hirschhorn në Kosovë sot, me imazhet konfrontuese dhe përballjen me teknikat e rrejshme dhe maskuese të mediave, është një deklaratë, e ngjashme me argumentet të cilat Hirschhorn i shfaqë në manifestot të cilat e shoqërojnë “Pixel-Collage”, më saktësisht në: ‘Pse është e rëndësishme – Sot – të tregojmë dhe shikojmë imazhe të trupave të shkatërruar të njerzve’
Viteve të fundit, Hirschhorn ka zbarkuar në këtë lloj pune thellësisht personale, politike, dhe sociale, e cila eksploron limitet dhe mashtrimet e kulturës dhe medias. Duke kombinuar disa teknika të kolazhit, seria ‘Pixel-Collage’ vë në pytje legjitimitetin e imazheve të cilat janë të ndryshuara për të mbrojtur shikuesin nga imazhet e pakëndëshme të dhimbjes njerëzore, vuatjes, dhe dhunës. Ai vë në dyshim saktësinë e raportimit të mediave nga konfliktet, dhe manipulimin e imazheve të provave, fakteve apo dëshmisë që qarkullon në internet.