Kjo ekspozitë e Trockel është pjesë e serisë së ekspozitave monografike nga programi i Instututit, e që përfshin edhe Sigmar Polke, Georg Baselitz dhe Gerhard Richter. Kjo jo vetëm që e ilustron pozitën e punës së artistes në artin bashkëkohor, por gjithash- tu edhe pozitën e kolegëve më të vjetër, të cilën në një mënyrë misterioze e formësojnë qëndrimin programatik të koncepteve të Rosemarie Trockel. Skena artistike, e cila ka qenë kryesisht e dominuar nga meshkujt, madje edhe në vitet e 80-ta, e shtyn Rosemarie Trockel në disidencë. Ajo me këmbëngulje formulon pozicione të kundërta në të cilat e konfronton artistin-gjeni mashkull me role dhe çështje femërore. Grupet e ndryshme të veprave reflektojnë qëndrimin e saj në kuadër të sferës së padyshimtë artistike femërore dhe janë të vendosura në kritikën e tyre fundamentale ndaj sistemit mbizotërues të artit. Veprat e Rosemarie Trockel, përkundër qëndrimit të saj kritik, paraqiten para shikuesit si konstruksione konceptuale energjike dhe me shumë imagjinatë si dhe si krijime artistike të gjalla dhe bindëse. Madje artistja arrin ta vizualizojë peshën e rëndë intelektuale në një mënyrë ironike dhe me humor, duke iu shmangur opozitës dogmatike apo, bile edhe polemike. Humori dhe ironia gjithashtu e mbajnë atë larg përmbajtjeve, sikur Trockel dëshiron të largohet nga vetja si vëzhguese vetë-kritike gjatë procesit të punës. Kështu që ajo arrin t’i kuptojë paragjykimet dhe klishetë e caktuara me të cilat ballafaqohen gratë në shoqëri dhe në botën e artit, dhe i replikën ato me variacione të mprehta tematike në një dialekt mjeshtëror