Xhevdet Xhafa / Ekspozitë Personale

E tërë jeta është këtu. Gjithësia në pëlhurë. Gjendja njerëzore dhe përvoja jonë e përbashkët universale është bërë e dukshme. Këto piktura epike ulërijnë për ndërlikimet, kundërshtimet dhe vuajtjet e njerëzimit dhe përvojës sonë të përbashkët. Ngjyra, tekstili dhe gjërat e gjetura janë gdhendur, endur dhe ndërthurur me historinë, kujtesën dhe emocionet tona të përbashkëta. Bukuria, ndjeshmëria dhe pafajësia janë njollosur dhe shkatërruar nga dhuna, vrazhdësia dhe humbja. Ne kemi soditur humnerën dhe humnera na ka soditë ne. Xhafa ka soditë humnerën, por nuk është pushtuar ose harxhuar. Ai është pasqyrë dhe drejtues i forcave universale përbrenda. Ai është udhërrëfyes, hartë dhe busull për njerëzimin tonë të brendshëm. Poezia e integritetit emocional dhe dinjitetit të Xhafës del nga pikturat e tij. Ai është modern, post modern dhe bashkëkohor. Ai është jetik dhe i tanishëm. Ai është çdonjëri dhe gjithkund. Ai është e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Ai është Xhafa.