Grayson Perry / Kotësia e dallimeve të vogla

Kjo ekspozitë paraqet veprën më të madhe të artistit deri më sot, një seri tapicerish me titull Kotësia e dallimeve të vogla. Tapiceria është një formë e artit e përdorur historikisht për të dekoruar shtëpitë e familjeve aristokratike me skena fetare, ushtarake apo mitike, kurse Perry luan me statusin e tapicerisë duke e përdorur për të përshkruar skenarë dhe personazhe të përditshme. Veprat e artistit janë të pasura në përmbajtje dhe ngjyra, duke përfshirë referenca autobiografike, si dhe duke krijuar hartën e shoqërisë bashkëkohore britanike.