Alije Vokshi

Alije Vokshi ka lindur në Prishtinë në vitin 1945. Ajo studioi pikturë në Akademinë e Arteve Figurative në Beograd në vitin 1968, duke u bërë gruaja e parë piktore e shkolluar akademikisht në Kosovë. 

Në një kontekst sociopolitik, ku pak gra kishin mundësinë të ndiqnin arsimin e lartë, veçanërisht në art, Vokshi ishte pioniere e artit në Kosovë. Pavarësisht pritshmërive për rolin tradicional të gruas në shoqëri, ajo ishte e vendosur që t’i ipte përparësi të barabartë praktikës së saj artistike. E vendosur për t’u bërë një piktore e njohur në një skenë të dominuar nga burrat, ajo u zhvendos në Paris, Francë në vitin 1977 për të ndjekur studimet në “Académie de la Grande Chaumière” para se të kthehej në Beograd për të arritur gradën master. E gjendur në një sistem patriarkal të artit që margjinalizonte gratë, Vokshi është shembull i këmbënguljes dhe një ndër artistet më opusin më të gjerë të kohës së saj.