Anjesa Dellova

Anjesa Dellova (1994) jeton dhe vepron në Lozanë, Zvicër. Ajo eksperimenton me mediume të ndryshme si fotografi, video dhe pikturë. Fotografia mbetet një mjet shumë i rëndësishëm hulumtues për pikturat e saj të ardhshme në të cilat ajo mbi të gjitha kërkon të kapë brishtësinë dhe çuditshmërinë e fytyrës. «Personazhet që unë pikturoj kanë një fytyrë dhe trup të deformuar, madje këta dy elemente duken të shkëputura, sikur nuk i përkasin më njëra-tjetrës. Fytyrat nuk janë më të reduktuara në formën e tyre plastike, as për sytë e as për hundën dhe as për gojën e tyre. Këto fytyra të zhveshura, të pambrojtura dhe të varfra. Hapësira ballë për ballë, e që nga aty e tutje ne e gjejmë veten përballë formave të rrafshuara që notojnë. «Pamja e të tjerëve që gjithmonë më ik dhe që nuk arrij ta kuptoj kurrë plotësisht. Kështu fytyra nuk kufizohet më nga tiparet e saj, ajo refuzon të jetë e përmbajtur (Emmanuel Levinas). Në këtë takim ballë për ballë, ka gjithmonë diçka shqetësuese.»