Leart Rama

Leart Rama (l. 1997,  Kosovë) është një regjisor i filmit dhe DJ. Ai e gjeti pasionin për filma kur u zbulua si talent në moshën 16 vjeçare në "Shkolla e Filmit Dokumentar" në Dokufest. Ai diplomoi në regji filmi në "Universitetin e Arteve të Tiranës" në Shqipëri në vitin 2018. Ai gjithashtu ishte një prej fituesve të zgjedhur për të drejtuar një film me Werner Herzog në Xhunglën kolumbiane. Ai gjithashtu është themeluesi i "Katarzë Films" të shtëpisë alternative të filmit në Prishtinë e cila hulumton tabu dhe emocionet njerëzore përmes filmave. Learti ka drejtuar më shumë se tridhjetë filma, duke përfshirë disa që janë shpërblyer me çmime, dokumentarë dhe video muzikore artistike. Disa nga filmat e tij përfshijnë: “Four Pills at Night,” “The Station,” “Tegel,” dhe “A Call from Yesterday.”. Filmi i tij i fundit “Four Pills at Night,” aktualisht po zhvillohet në film të metrazhit të gjatë.

Përderisa po zhvillonte pasionin për rrëfime, ai filloi të hulumtojë më shumë nën-zhanret e muzikës elektronike, duke zbuluar emocionet, gjendjet e mendjes dhe ndikimin e muzikës në to. Në këtë udhëtim, ai gjeti një lidhje shumë intime midis tingujve dhe mënyrës se si paraqet filmat e tij. Setet e tij si DJ dhe filmat që drejton karakterizohen me shumë kontraste sikurse edhe jeta jonë e përditshme. Që nga viti 2019, Learti është bërë pjesë kyçe e label-it Servis, i vendosur për t’i dhënë një frymë të re skenës lokale në Kosovë, duke kombinuar të gjitha këto me film, duke treguar histori përmes muzikës.