
Kreshnik Arifi (l. 2000) është artist vizuel me bazë në Prishtinë, Kosovë. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Arteve, në Departamentin e Artit Konceptual dhe Medias së Re, ku aktualisht ndjek studimet Master. Praktika e Arifit lidh artin pamor, muzikën dhe arkitekturën, duke eksploruar potencialin komunikues të zërit përmes burimeve jokonvencionale dhe “naive”. Këta tinguj, të çliruar nga struktura gjuhësore, shndërrohen në mjete për ndërtimin e formave të reja komunikimi. Në këtë proces, ai ndërthur tingullin me imazhin lëvizës dhe elemente arkitektonike për të drejtuar dhe rindërtuar rrjedhën narrative. Së fundmi ka prezantuar Something’s about to happen, Brick Factory, Prishtinë (2025), dhe The Bridge of the City Without a Bridge (as a vision), Kino Armata (2024).