
Lumturie Krasniqi (l. 1997) është artiste vizuale me bazë në Prishtinë, Kosovë. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Pikturë dhe akutalisht po përfundon studimet Master. Praktika e saj përfshin pikturën, instalacionin dhe eksperimentime me dritë dhe transparencë. Ajo thellohet në aspekte shpesh të anashkaluara të jetës bashkëkohore, duke ngritur pyetje ekzistenciale dhe duke eksploruar ndërveprimin mes të kundërtave, lidhje dhe ndarje, shpirt dhe materie, frikë dhe dashuri, njerëzim dhe natyrë. Krasniqi ka ekspozuar punët e saj në një sërë ekspozitash, përfshirë Silent Threads, Resounding Kosova, Galleria Continua/ Paris (2025); Awakening—Bienalja e 14-të e Artistëve të Rinj, Muzeu i Artit Bashkëkohor, Shkup (2023); dhe Manifesta 14 Biennale, Prishtinë (2022).