Laureta Hajrullahu

Laureta Hajrullahu (1997) është artiste vizuale me bazë në Prishtinë, e cila eksploron kufijtë në ndryshim midis botës virtuale dhe asaj fizike. Përmes instalacioneve, video veprave  dhe mjediseve të bazuara në lojëra, ajo ndërton peizazhe spekulative që sfidojnë nocionet konvencionale të identitetit, hapësirës dhe vetë "realitetit". Puna e saj rezonon me një brez që po jeton një jetë gjithnjë e më hibride. Duke punuar me fabrikime industriale dhe materiale sintetike, Hajrullahu krijon instalacione të ndërlikuara që ndërthurrin teknologjinë dhe trillimin, duke krijuar mjedise gjithëpërfshirëse dhe në dukje të gjalla ku prania njerëzore nuk është më qendrore. Hulumtimi i saj përfshin bimët dhe grimcat, retë dhe memorien e kompjuterit, duke bashkuar perspektivat shkencore, estetike dhe spekulative. Përmes kësaj qasjeje, ajo kultivon vëmendjen ndaj materialeve dhe hap hapësirë për shfaqjen e narrativave dhe kundër-historive alternative. 

Laureta Hajrullahu ka marrë pjesë në shumë ekspozita, duke përfshirë Bienalën Manifesta 14, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Zona Sztuki Aktuelnej, Bazament Art Space në Tiranë, FORUM STADTPARK në Graz, Tallinn Art Hall, Art Quarter në Budapest, Vänersborgs Konsthall me GIBCA Extended dhe Muzeun e Artit Bashkëkohor në Mal të Zi. Ajo ka qenë Artiste Rezidente në Akademinë e Artit në Szczecin, përfituese e bursës St.AiR dhe ka qenë në listën e ngushtë për Çmimin e Artistit të Ri Vizual.