Valdrin Thaqi (l.1994, Kosovë) jeton dhe punon ndërmjet Prishtinës dhe Berlinit. Ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe është i njohur për praktikën e tij artistike multidisiplinare, me fokus të veçantë në mediumin e pikturës dhe instalacionit. Ndër ekspozitat e tij personale më të fundit përfshihen: Short Poems and Other Tales / A Play by Valdrin Thaqi, Fondacioni Hajde! / Grand Hotel, Prishtinë (2024); I think I See It Now, Bazament Art Space, Tiranë (2024); You do realize, there is a place where the sidewalk ends, East Contemporary Gallery, Milano (2023); It’s been a while since I saw a cloud in the sky, Motrat Gallery, Prishtinë (2019). Ka marrur pjesë në disa ekspozita kolektive duke përfshirë: Silent Threads, Continua Gallery, Paris (2025); Artistët e së Nesërmes, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor, Prishtinë (2022); Koleksioni i Artit në Kosovë, Galeria Kombëtare e Kosovës (2022); Manifesta 14 (2022); dhe Nothing Like Home, LambdaLambdaLambda Gallery, Prishtinë (2021). Thaçi është laureat i Çmimit “Muslim Mulliqi” (2018) dhe Çmimit për Artistët e Rinj (2019), të ndarë nga Galeria Kombëtare e Kosovës, si dhe ka qenë i nominuar për Çmimin nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në vitin 2022.