Rron Qena

Rron Qena (l. 1979) jeton dhe punon ndërmjet Prishtinë, Kosovë dhe Bremen, Gjermani. Lidhja e Qenës me pikturën fillon nga marrëdhënia e ngushtë me babain e tij, Agim Qena, karikaturist i njohur në Kosovë. Puna e tij eksploron thjeshtësinë e jetës, izolimin, çështjet globale dhe sociale, si dhe bukurinë. Një nga seritë e tij më të hershme në vitet 1990, e titulluar “Gjumi”, përfshinë skicimin dhe analizimin e anëtarëve më të afërt të familjes së tij ndërsa ata flinin; në thelb është ka kapjen e ëndrrave të tyre përmes pikturës. Në fillim të viteve 2000, vetë akti i pikturës u bë qendror për Qenën, duke çuar në krijimin e ciklit “My Confusion is Oh So Clear”, frymëzuar nga muzikanti Tom Waits. Kjo periudhë u karakterizua nga përqendrimi në proces dhe jo në temë, duke rezultuar në vepra që karakterizohen nga një ndjenjë pështjellimi. Një cikël tjetër domethënës “Fading City”, trajton çështjen e ndotjes së ajrit në Kosovë, me piktura që zbehen gradualisht, duke shtruar pyetjen: Çfarë mbetet kur ngjyrat fillojnë të zhduken?

Cikli i Qenës “Behind the Walls” merr frymëzim nga muret e larta dhe shumëngjyrëshe të shtëpive në Shkodër, Shqipëri, të cilat ngjajnë me pikturat e afreskut. Ky cikël thellohet në temat e izolimit, mbylljes dhe kuriozitetit për atë që fshihet mbrapa këtyre barrierave. Rron Qena i lidh këto vepra me historinë e Shkodrës dhe izolimin e Kosovës. Praktika e tij e gjerë artistike përfshin edhe vepra të shumta që nuk i përkasin asnjë cikli. Ato janë rezultat i përvojave personale dhe interesit kërkimor. Në këtë fushë të gjerë, ka vepra që eksplorojnë natyrën dhe karakterin njerëzor përmes portreteve, trajtojnë peizazhet në mënyrë poetike si motiv universal dhe shfaqin me guxim mjeshtërinë e vizatimit si një pasion dhe rrëfim personal. Disa nga ekspozitat e tij përfshijnë “Gjumi”, Galeria Rizoma, Prishtinë, Kosovë 2006, “Tears of Europe”, Galerie Ardes, Berlin, 2011, “Rron Qena në Paris” Coffee Gallery Rouge, Paris, 2012, “Bremen persönlich” PiB, Bremen, 2023 etj.