Rudina Xhaferi

Rudina Xhaferi - U lind më 12 Gusht 1978, në Prishtinë, Kosovë. Studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve/Dega Dizajn Grafik. Studimet Master i përfundoi në po të njejtin Universitet, me temën “Rudinizmi -Tipografia e Modës Urbane”. Në vitin 2003 filloi punën si skenografe në Radio Televizionin e Kosovës – RTK. Prej vitit2011-2023 punoi si mbikëqyrëse e sektorit të skenografisë, kostumografisë dhe grimit, në RTK. Nga viti 2016 uangazhua si Ligjeruese, bashkëpuntore e jashtme, në Fakultetin e Arteve, pranë Universitetit të Prishtinës “HasanPrishtina”, ndërsa nga viti 2023 punon si profesoreshë e rregullt në po të njejtin Fakultet. Mediumet: Pikturimin në Thonj, Fotografi, Video, Performancë, Skenografi (TV e Teatër), Kostumografi (Teatër) dhe së fundmi është orientuar në Modë. Në vitin 1997 hapi ekspozitën e parë personale, në Galerinë “Dodona“, Prishtinë. Vepra “Kurgjo s’po ni”,pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, vepra “Në kërkim të yllit tim”, pjesë e koleksionit të Ministrisë sëKulturës, Rinisë dhe Sportit. Deri tani ka hapur 7 ekspozita personale dhe pjesëmarrëse në 30 ekspozita kolektive, në Kosovë dhe jashtë saj.