Lumturi Blloshmi

Lumturi Blloshmi (1944–2020) lindi dhe jetoi në Tiranë. Babai i Blloshimit ishte oficer i Qeverisë së Mbretit Zog I dhe u ekzekutua nga komunistët kur Lumturia ishte vetëm dy muajshe. Kur ishte pesë vjeç ajo humbi dëgjimin pas një infeksioni me meningjit. Blloshmi u diplomua në Degën e Pikturës në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1968. Në vitin 1973 bëhet pjesë e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve por nga viti 1974 deri në 1984 i hiqet leja krijuese duke mos e lejuar të ekspozojë dhe vazhdojë praktikën e saj krijuese. Pas diplomimit Blloshmi punoi si puntore offseti në shtypshkronjën Mihal Duri; më pas punoi si redaktore dhe ilustruese në shtëpinë botuese të librit shkollor deri në vitin 1989. Deri në vitin 2004 punoi në disa institucione, ndër të cilat në Galerintë Kombëtare e Arteve dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Ekspozitën e saj të parë vetjake ajo e çeli në vitin 1988 në Berat. Pas viteve ’90-të ajo shquhet si një nga artistet më të mira bashkëkohore në artin pamor shqiptar. Praktika e saj mes artit modern dhe atij bashkëkohor është një sintezë e instalacionit, fotografisë, vizatimit dhe pikturës. Disa nga veprat e saj janë përfshirë në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Punimet e saj janë shfaqur ndër të tjera në ekspozita në grup dhe vetjake në institucione të tilla si: Muzeu i Artit, Chelsea, Nju Jork; Galeria Komunale e Arteve, Bydgoszcz, Poloni; Bienalja e Aleksandrisë për Vendet e Mesdheut, Aleksandri, Egjipt; Galeria Kombëtare e Arteve e Shqipërisë; Galeria Kombëtare e Arteve e Kosovës. Ajo ishte artista e parë grua që përfaqësoi Shqipërinë në Bienalen e Venecias në edicionin e 59-të. Blloshmi ndërroi jetë më 27 Nëntor 2020 si pasojë e një infeksioni me Covid-19.