Pashk Përvathi

Pashk Pervathi lindi në Manati të Lezhës, më 27 shkurt 1958. Ai u diplomua në Liceun e Kulturës në vitin 1976 si “Mesues Vizatimi” (Mësues vizatimi). Në vitin 1979 merr pjesë për herë të parë në Ekspozitën Kombëtare me peizazhin “Vjeshta në Manati”. Prej kësaj periudhe ai merr pjesë rregullisht në Ekspozitat Kombëtare. Gjatë viteve 1986-1990 ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën e Pikturës Monumentale.