Omer Kaleshi

U lind në Serbicë të Kërçovës, asokohe nën hyqmin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene e sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i biri i Myderris Adem efendiut.[1] Më 1950 u diplomua në Liceun Teknik të Shkupit në degën elektrike, ndërsa pas 6 vjetëve emigroi në Turqi ku nisi dhe kreu studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll. Më 1961 mori pjesë në Festivalin Universitar të organizuar nga Galeria e Stambollit.

Pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, etj., në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Paris ku vazhdon të krijojë, ekspozojë dhe të jetë vazhdimisht i kërkuar për tablotë e tij.