Nimon Lokaj

Nimon Lokaj (1941) u lind dhe u rrit në Pobergje, një fshat në Kosovë, në perëndim të komunës së Deçanit. Pasi u diplomua në shkollën e mesme të artit në Pejë, Lokaj vazhdoi studimet e tij në akademinë e arteve në Beograd, vend prej të cilit u diplomua në 1969 me titullin Piktor Akademik.

Që atëherë, ai ka ligjuar për lëndën e arteve në shkollën e mesme të quajtur sipas Vëllezërve Frashëri në Deçan. Përgjatë dekadave, ai ka marrë pjesë në ekspozita personale dhe në grupe në Kosovë, ish-Jugosllavi dhe Evropë.

Në karrierën e tij të gjatë profesionale, ai ka krijuar një koleksion të madh punësh, kryesisht me piktura dhe vizatime, me teknika të ndryshme. Ai njihet gjërësisht për punën e tij të pikëzuar. Lokaj punon me bojra vaji në tablo, akuarel, laps, bojë, vaj dhe pastel të thatë. Përgjatë Luftës së Kosovës, më shumë se 300 piktura dhe vizatime të Lokajt u vodhën prej galerisë së tij personale të artit në Deçan. Një pjesë e madhe e punimeve të tij ende nuk janë shfaqur për publikun.