Budim Berisha

Berisha lindi me 6 qershor 1943 në Prizren. Ai diplomoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Beograd, ku studimet posdiplomike i përfundoi në klasën e Prof. S. Çeliç. Në vitin 1966 në hamamin Mehmet Pasha në Prizren u realizua për herë të parë një aktivitet i artit nga ana e Budim Berishës. Piktori gjatë jetës së tij ka realizuar rreth 30 ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në 60 ekspozita të ndryshme kolektive. Rreth tetëqind vepra të artit janë blerë nga ana e koleksionistëve botëror të artit. Berisha vdiq me 8 maj të vitit 2013.